Artistët shqiptarë po korrin suksese gjithnjë e më të mëdha në botë, shkruan OnAir.
Listës së këtyre artistëve tashmë u bashkohen edhe emrat e dy aktoreve shqiptare May-Linda Kosumoviç dhe Rozafa Çelaj. Ato do të jenë pjesëmarrëse në serialin “Velkomen til Utmark”, i cili do të transmetohet në rrjetin e njohur HBO.
Për emisionin e mëngjesit në “RTV Dukagjini” ato rrëfejnë eksperiencën e audicioneve dhe jo vetëm. Audicionet ishin të ndara në tre faza dhe për to pritja për të marrë përgjigjen përfundimtare ishte mjaft stresuese. Për aktoret, eksperienca e xhirimeve ishte shumë më ndryshe nga çfarë ishin mësuar për shkak se zgjatën për një periudhë prej 6 muajsh.
Ato do të luajnë rolet e dy vajzave shqiptare të trafikuara në një qytezë të izoluar në Norvegji, një rol mjaft sfidues për to. Përveç këtyre roleve, ato numërojnë edhe një sërë rolesh të tjera në prodhimet vendore.
Intervistën e tyre të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: