Federata daneze e futbollit ka publikuar lajmin se futbollisti i Kombëtares, sulmuesi Nicolai Jorgensen e ka lajmëruar në polici faktin se është kërcënuar me vdekje.
Kjo pasi ai e ka humbur penalltinë e fundit në ndeshje me Kroacinë në Nizhny Novgorod Stadium ku Danimarka u eliminua.
Shoqëria jonë nuk i pranon kërcënimet me vdekje ndaj futbollistëve, politikanëve dhe kujtdo tjetër”.
“Është e papranueshme. I kërkojmë policisë të ndërhyjë dhe t’i japë fund këtij fenomeni shqetësues”, thuhet në komunikatën e Federatës daneze.