Së fundmi, reperët Getoar Selimi dhe Majk kanë bashkuar forcat me këngëtarin Ermal Fejzullahu për këngën e tyre të re, shkruan OnAir.
Kjo këngë titullohet “Para para” dhe është paralajmëruar që para disa kohësh. Duke qenë se bëhet fjalë për artistë të cilët gjithnjë godasin me çfarë sjellin në tregun muzikor, pritshmëritë për këtë këngë ishin mjaft të larta. Pavarësisht kësaj, duket se në realitet kjo këngë nuk u prit aq mirë sa ishte menduar. Kjo pasi edhe fansat e cilësuan si një këngë të përsëritur dhe që tashmë e kishin dëgjuar shumë herë më parë.
Ditën e sotme reperi Getoar Selimi vendosi tu përgjigjej këtyre komenteve duke postuar një set fotosh nga videoklipi në profilin e tij në Instagram.
“Ai që repovat edhe përmbi tarabuk” – kishte shkruar reperi krahas fotove.
View this post on Instagram