Ajo Ping, një bletar 34 vjeçar në Kinë, e mbuloi vetën me 100 kilogramë bleta!
Ping vendosi ta bënte këtë për publicitet dhe për të ndihmuar rritjen e shitjeve të mjaltit.
Për ta bërë këtë, ai ka marrur bletët mbretëresha dhe i ka vendosur në kafaze në pjesë të caktuara të trupit të tij dhe pastaj të gjitha bletët tjera i ishin ngjitur në trup.
Përfundimisht, bletët mbuluan gjithë trupin e tij ndërsa me ndihmën e disa njerëzve që perdorën cigare për të mbajtur larg fytyrës së tij bletët.
Pasi bletët u larguan nga trupi i tij, ai ishte thumbuar vetëm 20 herë nga bletët duke mos pasur kështu ndonjë komplikim shëndetësor.
Ngjarja menjëherë ishte shpërndarë në internet dhe ishte bërë virale gjë që do të thotë se Ping ka arritur qëllimin e tij.