Muzeu i qytetit të Mitrovicës është i dyti muze më i pasur me eksponate në Kosovë, shkruan OnAir.
Stafi i emisionit “Pasdite” shkoi pikërisht në këtë muze për të mësuar më shumë rreth tij. Për të treguar rreth historisë së këtij muzeu ishte i ftuar Naser Hajdari, historian.
Ky muze daton që në vitin 1952 dhe fillimisht ka qënë pa asnjë eksponat. Disa prej tyre janë dhuruar nga muzetë e shteteve të tjera dhe disa të tjerë janë nxjerrë nga gjetjet arkeologjike. Tashmë në këtë muze ndodhen me mijëra eksponatë të ndryshëm.
Një nga elementët më të veçantë të këtij muzeu është figurina e Muzës. Një gjetje rastësore gjatë gërmimeve për themelet e një ndërtese të re, u kthyenë një nga objektet më të rëndësishme. Në botë ekzistojnë vetëm 3 figurina të tilla dhe njëra prej tyre është pikërisht kjo që ruhet në muzeun e Mitrovicës.