Në qoftë se është diçka që e karakterizon popullin shqiptar është harmonia që ekziston ndërmjet besimeve të ndryshme fetare. E njëjta gjë ndodh edhe në fshatin Brus, një nga fshatrat më të vjetër në komunën e Lipjanit, shkruan OnAir.
Në këtë reportazh të realizuar nga “Studio A”, program që transmetohet nga e Hëna në të Premte në kanalin “ATV”, njiheni me këtë fshat i cili ka gjithashtu një karakteristikë tjetër mjaft të veçantë. Të gjithë banorët kanë të njëjtin mbiemër, Gashi.
Përveç mbiemrit të njëjtë, vetë banorët shprehen se diçka tjetër që i bashkon është edhe kombësia dhe se dy fetë e ndryshme nuk kanë arritur ti përçajnë. Ata thojnë se edhe në kohën e luftës kanë qënë së bashku, pavarësisht përpjekjeve që janë bërë për të prishur këtë unitet të tyre.
Për të mësuar më shumë rreth këtij vendi të veçantë ndiqni videon në vijim: