Atraktive në fotot e fundit Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi është njëra ndër femrat më të pëlqyera dhe të komentuara të showbiz-it.
Nora është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, me publikimin e fotografive dhe videove të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka rrëmbyer vëmendje me disa fotografi që ka publikuar në të cilat shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë që ia vë në pah format trupore.
“M’Ke Mungu” është projekti i fundit i Norës, i publikuar më 13 dhjetor të vitit të kaluar në bashkëpunim me Skerdin. Ndërsa kanë mbetur edhe pak ditë nga kënga e re e Norës në bashkëpunim me motrën e saj Erën. Kënga e cila mban titullin “Nuk e di”, pritet të publikohet me 19 prill.