Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani do të jetë kandidat për Avokat të Popullit, shkruan OnAir
Sipas disa burimeve të afërta të OnAir Hasani do të kandidojë për këtë pozitë.
Mandati dhe funksionet zyrtare të Avokatit të Popullit përshkruhen hollësisht në amendamentin kushtetues nr. 24, në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në rregullën 28 dhe rregullën 29 të Rregullores së Procedurës dhe të Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe në rregullën 26 të Rregullores së Punës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese.
Avokati i Popullit është institucion i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës. Avokati i Popullit zhvillon hetime, jep rekomandime, publikon raporte si dhe avokon për të drejtat dhe liritë e njeriut.