Të dielën u nisën bashkë për Serbi. Në mbrëmje njëri nga ta u arrestua ndërsa tjetri u detyrua që të kthehet në Kosovë.
Fahri Jusufi nga Mitrovica që nga e diela gjendet në paraburgim në një burg të Kralevës, ndërsa Nexhmedin Jusufi është kthyer prapa.
Ai ekskluzivisht rrëfen për KosovaPress se si kishte ndodhur arrestimi i bashkudhëtarit të tij Fahri Jusufit, që njëkohësisht e ka edhe kushëri të afërt.