Kombëtarja e Kosovës do të luajë ndeshje miqësore me 12 janar të vitit të ardhshëm.
Pasi nuk ia arritëm të kualifikohemi në kampionatin evropian ‘EURO2020’, kombëtarja e Kosovës do të vazhdojë përgatitjet për ndeshjet e Play Offit të Ligës së Kombeve në muajin janar, shkruan GazetaBlic.
Sipas burimeve jozyrtare të ‘GazetaBlic’, kombëtarja e Kosovës do të luajë ndaj Suedisë me 12 janar në shtetin e Katarit, megjithatë kjo pritet nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Në këtë ndeshje pritet të ketë lojtarë të rinj të ftuar nga Bernard Challandes – ku me shumë gjasë do të ketë një miks mes lojtarëve të Superligës dhe lojtarëve që janë ftuar më herët nga trajneri zviceran.
Vlen të theksohet se e gjithë mendja e Challandes dhe tifozëve kosovarë është tek ndeshja me Maqedoninë – e cila do të luhet me 26 mars në stadiumin ‘Todor Proeski’ në Shkup.
Në rast të fitores, Kosova do të luajë me fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgi – Bjellorusi në finalen e madhe.
Fituesi i finales do të sigurojë biletën për kampionatin evropian Euro 2020.
Shkruan OnairSport