Kojshia Show listohet në mesin e prodhimeve televizive më të suksesshme shqiptare që ka arritur që gjithmonë përmes të ftuarve të sjell ekskluzivitete të shumta, shkruan OnAir
Në mesin e shumë të ftuarve ka qenë edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha i cili për herë të parë ka vendosur që të flasë për takimin e tij me komandantin Adem Jashari.
Madje ai ka rrëfyer historinë e plotë dhe ka treguar se cila ka qenë biseda e fundit që e kanë bërë bashkë.
Për të kuptuar më shumë ndiqeni videon e listuar më poshtë.
Ju kujtojmë që emisionin Kojshia Show transmetohet çdo të diel duke nisur nga ora 21:00 në ekranin e RTV 21./OnAir