Tashmë ka kaluar në traditë që Elkos Group dhe ETC çdo festë të ndajnë një buxhet të konsiderueshëm për të përkrahur familjet në nevojë duke mundësuar në mënyrë simbolike edhe ata të kenë mundësi t’i gëzojnë këto festa.
Për festën e Fiter Bajramit Elkos Group dhe ETC kanë përgatitur 500 pako familjare me produkte ushqimore, sot 200 prej tyre u shpërndanë përmes Bashkësisë Islame në Pejë dhe 50 të tjera përmes Lidhjes së invalidëve dhe viktimave civile të luftës.