Shqipëria po jeton ditë tmerri pas tërmeteve të vazhdueshme që po ndodhin në territorin shqiptar tash e ca ditë, madje ka edhe viktima numri i të cilëve po rritet dita ditës, shkruan OnAir
Madje shumë familje shqiptare kanë mbetur pa kulm mbi kokë dhe çdo ditë po kërkojnë ndihmë nga shqiptarët të cilët nuk po hezitojnë që të ju ndihmojnë. Madje edhe teologu i njohur Elvis Naçi ka nisur një inciativë shumë të madhe për të arritur që të sigurohen të holla që familjet shqiptare të paktën pas humbjeve të mëdha të mos mbesin edhe pa kulm mbi kokë.
Ajo ka vendosur që këtë iniciativë ta quajë “Pray for Albania” dhe deri tani kanë arritur që të sigurojnë mbi gjysmë milion euro. Çdo ditë e më shumë ata po arrijnë që të sigurojnë të holla që të nisen menjëherë të ndërtohen pallatet e shkatërruara dhe shtëpitë e shqiptarëve
Targeti deri tani është vendosur që të jetë 750 mijë euro që të arrihet që të sigurohen para për të gjitha shtëpitë e shkatërruara.
Rikujtojmë që Elvis Naçi gjithmonë ka qenë i gatshëm për të ndihmuar familjet në nevojë dhe njerëzit që kërkonin ndihmë kur po jetonin ditë të këqija nga sëmundje të rënda./OnAir