Elvis Naçi është një ndër figurat më të dashura në trevat shqiptare dhe kjo jo pa arsye, shkruan OnAir.
Ai është i njohur për bamirësitë e shumta duke ndihmuar me qindra njerëz në nevojë. Një tjetër aspekt i tij që vlerësohet shumë nga njerëzit është edhe bota e pasur spirituale që ai ka. Herë pas here, në kanalin e tij në Youtube ai nxjerr video motivuese të cilat mund të shikohen nga të gjithë.
Në videon më të fundit të publikuar prej tij, ai flet rreth sprovave dhe kohërave të vështira të cilat jemi duke kaluar. Nëpërmjet shembullit të besimtarëve myslimanë, Z. Naçi u tregon njerëzve disa kualitete që dikush duhet të posedojë në mënyre që të triumfojë. Në këtë video ai thotë se një besimtar i mirë mysliman arsyeton dhe sheh të mirën në çdo situatë dhe nxit të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Të njëjtën gjë duket se është duke e bërë edhe ai, duke dhënë edhe shembuj të vargjeve të Kuranit të cilat mbështesin fjalët e tij.
Elvis Naçi e përmbyll videon e tij duke thënë se të gjithë njerëzit do të kalojnë në vështirësi, por ata që do t’u qëndrojnë parimeve të tyre morale do të jenë të fituar si në këtë jetë ashtu edhe në tjetrën.
Më poshtë gjendet video e plotë: