Tërmeti tragjik i 26 nëntorit ngjalli një solidaritet të jashtëzakonshëm, tek shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, të cilët nga çdo cep i globit dhuruan për të prekurit nga kjo fatkeqësi.
Elvis Naçi, i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në “Opinion” zbuloi se në vetëm 24 orë, vetëm në Zvicër, shqiptarët atje kishin dhuruar 1 milionë franga.“Ne kemi filluar maratonën, ditën e enjte. Ditën e premte kur kam parë numrin e llogarisë së Zvicrës që ka fondacioni Firdeus, kanë qenë 1 milionë franga, vetëm në Zvicër.
Sot janë 45 milionë franga në Zvicër, 1 milion euro në bankën Credins. Nga shqiptarët e Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë, etj. Për hir të së vërtetës vendi që unë them mban rekord është Zvicra, për shkak se ne bëmë një filtër dhe nga 4 milionë franga, 80 përqind, janë shqiptarët e Zvicrës”.
Përgjithësisht Naçi tha se donatorët ishin shqiptarë të Kosovës.“Përgjithësisht janë shqiptarë të Kosovës, edhe të Maqedonisë, por ngaqë të Kosovës janë më shumë. Për hir të së vërtetës ata sikur mezor e kishin pritur të bënin diçka të mirë, të jashtëzakonshme, me zemër, me shpirt për Shqipërinë.
Edhe në maratonë, shumica e telefonatave ishin të Zvicrës. Në Kosovë ka pasur me mijëra mesazhe, telefonata, bllokohej gjithçka, ishte interesi i jashtëzakonshëm