Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, do të jetë në krye të delegacionit negociator për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Vendimi në fjalë është marrë në mbledhjen e Qeverisë.
Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zëvendëskryeministrat tjerë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Dardan Gashi dhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arifi.
Haradinaj me këtë rast ka ftuar edhe partitë opozitare që të propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë ekip.