Së fundmi duket se zhvillime të reja inkurajuese ka pasur edhe nga BE për sa i përket Kosovës, shkruan OnAir.
Të paktën kështu shprehet Donika Emini, njohëse e politikës së jashtme, në emisionin “Direkt”. Ajo shprehet se ndonëse marrdhëniet me SHBA janë duke u rregulluar sërisht, prapë nuk duhen neglizhuar marrdhëniet me BE. Kjo dhe për faktin se SHBA dhe BE kanë në plan të punojnë së bashku për sa i përket Kosovës.
Gjithashtu sipas Eminit, nuk është lajm që Greqia e ka bërë diçka të tillë. Ajo cek se një ftesë e tillë për këtë temë është tregues se Greqia ndonëse në mënyrë defakto e pranon ekzistencën e Kosovës. Kjo gjë mund të sjellë edhe një përshpejtim të vendosjeve së marrdhënieve bilaterale midis këtyre 2 shteteve.
Për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Greqia, ajo shprehet se situata është pak e ndërlikuar. Kjo për shkak të marrdhënieve mjaft të mira që ky shtet ka me Greqinë si edhe konfliktit të tij me Turqinë për sa i përket Qipros.