Diskutimi i zhvilluar për takimin Kurti-Vuçiç të zhvilluar në Bruksel ditën e djeshme, në studion e emisionit “Debat Plus” u bë me tone mjaft të larta, shkruan OnAir.
Gjatë diskutimit, analistja Donika Emini u shpreh se Kurti kishte folur në emër të Ballkanit Perëndimor. Kjo sipas saj nuk ishte diçka që duhej bërë e sidomos meqenëse deklaratat e tij përkrahnin një axhendë kundra rajonit.
Emini u shpreh se ekziston një axhendë që nuk e do integrimin e plotë të rajonit në BE, por në vend të saj të jetë një skemë 27+6 ku vendet e rajonit të bashkëpunojnë në mënyrë të pjesshme me BE. Kjo është diçka që as rajonit e sidomos Kosovës nuk i shërben, pasi Kosova ka nevojë politike për integrimin në BE.
Sipas Eminit, deklaratat e djeshme të Kurtit kanë dëmtuar Kosovën dhe Ballkanin.