I ftuari i radhës në emisionin “Kojshia Show” ishte hoxha Fatmir Latifaj, shkruan OnAir.
Përveçse një personalitet i shquar në botën e fesë islame në trojet shqiptare, ai gjithashtu është edhe një figurë e njohur për sa i përket luftës në Kosovë.
Gjatë kësaj interviste, të cilën mund ta ndiqni në videon më poshtë, hoxha tregon ngjarje të ndryshme nga periudha e luftës dhe nga jeta e tij personale.
Një ndër këto ngjarje emocionoi jo vetëm publikun, por edhe vetë atë.
Hoxha tregoi reth shokut të tij në Medrese, si dëshmorit të kombi, Nysret Osman Musa. Ai tregoi se si Nysreti pak para fillimit të luftës i premtoi se do ti kthente disa libra të huazuar.
Më vonë merret vesh se Musa kishte ndërruar jetë, dhe i ati i tregon Hoxhës se si në ëndrra sheh të birin teksa i flet për rikthimin e librave të huazuar.
Sipas Hoxhës kjo ngjarje tregon se si dëshmorët e kombit edhe të vdekur i mbajnë premtimet e tyre.