Këngëtarja Enca është padyshim një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar sepse gjithmonë arrin që të rrëmbej vëmendjen e audiencës shqiptare, me hitet e saj ose edhe me skandalet që e kanë shoqëruar, shkruan OnAir
Së fundmi Enca nuk është treguar shumë aktive por sa herë që publikon diçka kthehet në temë diskutimi.
Këngëtarja kësaj radhe ka kërkuar ndihmën e miqve të saj në rrjete sociale dhe ka pyetur se me kë duan bashkëpunim.
Rikujtojmë që këngëtarja ka disa bashkëpunime të suksesshme, madje një ndër rekordet e saj është bashkëpunimi me reperin Noizy me të cilin më nuk kanë raporte miqësore/
Rikujtojmë që Enca është një ndër këngëtaret e para shqiptare që ka thyer rekorde të klikimeve në YouTube./OnAir