Këngëtarja Enca është padyshim një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar sepse gjithmonë arrin që të rrëmbej vëmendjen e audiencës shqiptare, me hitet e saj ose edhe me skandalet që e kanë shoqëruar, shkruan OnAir
Së fundmi Enca nuk është treguar shumë aktive por sa herë që publikon diçka kthehet në temë diskutimi.
Enca si duket kësaj radhe e kishte tepruar me fotografi, madje ka qenë vet këngëtarja që e ka publikuar një bisedë me miket e saj të cilat madje i kishte zënë gjumi duke shikuar fotografitë e saj të shumta.
Këngëtarja e ka publikuar në rrjetin social Instagram dhe ka vendosur që të tregojë që ka raste që edhe miqtë e kritikojnë.
Rikujtojmë që Enca është një ndër këngëtaret e para shqiptare që ka thyer rekorde të klikimeve në YouTube./OnAir