Tashmë po bëhen mbi një orë që nga nisja e takimit mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.
Deri tash nuk ka pasur raportime apo informacione mbi atë se cila është ngecja që po e mban peng nënshkrimin e marrëveshjes, apo për ofertat e reja që subjektet i kanë bërë njëra tjetrës.
Vetëvendosje sot ka bërë të ditur se nuk do ta respektojë afatin e dhënë nga presidenti Thaçi prej 48 orësh për të propozuar emrin për kryeministër.
Në këtë formë, ky subjekt ka bërë të ditur se shkresën me emrin e kryeministrit do ta dërgojë në presidencë gjatë këtyre ditëve.