Këngëtarja Engjëllusha Salihu tashmë po vjen afër publikut në një mënyrë të re, shkruan OnAir.
Prej pak kohësh ajo krijuar një kanal në platformën “Youtube” ku poston video të formatit “vlog” nga përditshmëria e saj. Në këtë intervistë për emisionin “Showtime” ajo tregon se kjo ka qenë një ide që ajo e ka pasur prej kohësh. Engjëllusha tregon se arsyeja e nisjes së këtyre videove ka qenë dëshira e fansave të saj për ta parë atë në përditshmëri pa filtrat e spoteve dhe të televizionit. Gjithashtu për të kjo është një mënyrë e mirë për tu lidhur akoma edhe më shumë me audiencën e saj. Kjo gjë është dëshmuar edhe nga numrat e klikimeve në videot e saj.
Kjo nuk është e vetme e re nga ajo. Këngëtarja gjithashtu tregon se shumë shpejt do të vijë edhe me një biznes të rrobave online. Për një projekt të tillë, ajo tregon se është inspiruar nga komentet e femrave për sa i përket stilit të saj në paraqitjet e ndryshme.
E duke folur për të rejat, Engjëllusha tregon se nga jeta romantike e saj nuk ka asnjë të re.
Intervistën e saj të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: