Këngëtarja Engjellusha Salihu, prej kur është inkuadruar në fushen muzikore gjithmonë ka goditur me këngë me tematika të ndryshme që publiku i ka vlerësuar shumë, shkruan OnAir.
Diten e djeshme këngëtarja ka publikuar projektin me titull “Kunatat”, e cila ende pa i mbushur 24 orë ka arritur afro gjysmë milion klikime.
Tekstin e këngës e ka shkruajtur Abaz Selmani, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur Rrahman Kryeziu.
Videoja ndërkohë i është besuar produksionit Vizion Media.
Engji vjen me një paraqitje të mahnitshme në klip dhe tashmë këtë mund ta gjeni të plotë në kanalin e saj zyrtar në YouTube./OnAir