Shyhrete Behluli listohet në mesin e emrave më të dashur të skenës muzikore shqiptare që kanë arritur rekorde të shumta të klikimeve, shkruan OnAir
Viteve të fundit ajo ka nisur që të mos ndahet në skenë nga vajza e saj Engjëllusha Salihu e cila gjithashtu po arrin suksese të shumta që në fillim të karrierës.
Ato tashmë kanë publikuar projektin më të ri me titull “Cikat beqare” dhe për kohë rekord ka arritur afro 4 milionë klikime, duke u listuar kështu në mesin e projekteve hit për këtë fundvit.
Këngën e gjeni në kanalin zyrtar të produksionit Vizioni Libonia i cili do vazhdojë të ju surprizojë me projekte muzikore të veçanta dhe të suksesshme./OnAir