Konsiderohen si motrat më të famshme në skenën muzikore shqiptare ani pse gjithmonë i kemi parë me projekte ndaras nga njëra tjetra, shkruan OnAir
Po flasim për këngëtaret e njohura Era dhe Nora Istrefi të cilat pas një kohë të gjatë kanë vendosur që të surprizojnë publikun shqiptar dhe atë ndërkombëtar me një bashkëpunim.
Kënga titullohet “Nuk e di” dhe është publikuar në kanalin zyrtar të Ultra Music, duke u bërë kështu kënga e dytë shqip në këtë kanal.
Duket që motrat Istrefi janë kujdesur për secilin detaj në klip, sepse duken tejet joshëse./OnAir