Një shtëpi në Prishtinë ka mbetur pa kulm si pasojë e erës që ka fryrë sot. Rasti ka ndodhur në lagjen “Kolovicë e vjetër”, në rrugën “Mirsad Gashi”.
Gjatë këtij incidenti, nuk ka pasur të lënduar, pasi që kulmi ka rënë në murin e një shtëpie tjetër.