Përkeqësimi i motit nuk do të kursejë Evropën Qendrore, por ai do të zbresë edhe më poshtë, siç tregon BBC që thotë se kushtet e rënduara atmosferike mund të sjellin paralajmërime për përmbytje në Greqi.
Por ndërsa Evropa përgatitet për një darë të acartë, Australia mund të përfshihet nga një valë e madhe të nxehti. Duka filluar nga dita e mërkurë, temperaturat llogaritet të kapërcejnë 40 gradët Celsius.
Rekordi më i madh i nxehtësisë në vend është shënuar në 2 janar 1940 në jug të Australisë, ku termometri shënoi 50.7 gradë Celsius.
Sipas gjigandit mediatik, kontinenti i vjetër do të bëhet pre e një “cikloni intensiv”, që do të përplasë mbi të reshje të furishme shiu dhe dëborë. Më të goditurat pritet të jenë rajonet rreth Alpeve, ku brenda 6 orësh mund të bjerë deri në 30 cm borë.