Kjo ishte gjendja e familjes Aliu kur emisioni “Edhe Unë Jam Këtu” e vizitoi dy muaj më parë.
“Shtëpia po na rrëzohet, lagështi gjithandej, një shi me ra shtëpinë tonë e merr uji”, u shpreh Menduhije Aliu.
Jetmiri i zoti i shtëpisë, e kishte barrën më të madhe, mundohej të punoj, por edhe kujdesej për gjendjen e palëvizshme të babait të tij.
Pas gjithë atyre vuajtjeve kjo familje po sheh pak diell.
Me parat që janë grumbulluar nga personat human, Jetmiri ka blerë një tokë në fshatin Kondovë, për të ndërtuar një shtëpi.
Pasi që familja tashmë ka siguruar një tokë ata presin nga bamirësit që t’i bëjnë me kulm mbi kokë