Flori Mumajesi konsiderohet si një ndër këngëtarët më të dashur shqiptar që ka arritur që gjithmonë të sjell projekte muzikore që janë konsideruar si hite të padiskutueshme, shkruan OnAir
Por ajo që është vënë re nga ndjekësit e tij është fakti që Flori Mumajesi që nga muaji prill është zhdukur edhe nga rrjetet sociale dhe madje nuk e kemi parë as që ketë komponuar ndonjë këngë për kolegët e tij.
Flori Mumajesi është shpallur fitues i festivalit “Kënga magjike” vitin e kaluar dhe pas këtij debutimi e kemi parë aktiv në lansimin e projekteve.
Por duket që verën e ka mbyllur me projektin e tij të përbashkët me Getoar Selimin dhe Brunon me titull “Mori”.
Ndërkohë fansat po vazhdojnë që t’i shkruajnë në rrjete sociale duke kërkuar përgjigje se ku ka humbur/OnAir