Një gjë për të cilën dallohet shoqëria shqiptare është pikërisht toleranca dhe harmonia fetare që ekziston. Një trajtë kjo që duket se edhe brezi i ri e ka trashëguar. Pavarësisht kësaj ende dëgjojmë raste të historive të dashurisë të cilat nuk përfundojnë mirë dhe arsyeja kryesore qëndron pikërisht në besimet e kundërta fetare, shkruan OnAir.
Një temë e tillë u trajtua edhe në “Shansi i dytë”, rubrikën më të re që u bashkohet formateve “reality & dating”. Transmetohet në kanalin “ATV” dhe vendos përballë njëri – tjetrit të rinj. Takimet realizohen në formën e “blind dating” ( një formë e takimit që bazohet vetëm në pyetje-përgjigje dhe para takimit personat nuk janë takuar më parë.) Në këtë program të rinjtë gjithashtu ndajnë me publikun eksperiencat e tyre në dashuri dhe në jetë.
Puntatën e kësaj rradhe të rinjtë u përballën me një pyetje e cila ende ka shumë ndikim në jetën e përditshme tonën. “A ndikon feja në lidhje me partnerin ose partneren tënde?”. Të dy u përgjigjën se jo, feja nuk kishte asnjë ndikim. Kjo përgjigje përfaqëson më së miri rininë e vendit tonë dhe traditën e tolerancës fetare. Pavarësisht historive të ndryshme që qarkullojnë ku feja është arsyeja kryesore e përfundimit të shumë lidhjeve, duket se faktori i fesë sa vjen e bëhet dhe më pak i rëndësishëm kur bëhet fjala për dashurinë.