Ndonëse në një moshë mjaft të vogël, të gjitha ato janë të lidhura së bashku nga pasioni i përbashkët që është arti, shkruan OnAir.
Më saktë bëhet fjalë për pikturën të formave të ndryshme.
Hyrije Shaqiri e cila tashmë prej 3 vitesh zotëron atelien “HB Atelier” tregon se ndonëse ajo jep mësim për të gjitha moshat, fokusi i saj kryesor janë fëmijët. Me punimet e tyre ajo organizon edhe ekspozita të ndryshme.
Disa prej vajzave që janë pjesë e kësaj atelie tregojnë për emisionin “Sot” në KTV se si kanë filluar që në moshë të vogël të zbulojnë talentin e tyre në këtë disiplinë e më pas kanë filluar që të merren më seriozisht. Disa tregojnë se preferojnë peisazhet për shkak të ngjyrave e disa të tjera preferojnë portretet për shkak të emocionove që mund ti paraqesin më mirë.
Çfarë vihet re është se gjithashtu prindërit janë bërë më të ndërgjegjshëm për sa i përket disiplinave të artit duke i inkurajuar fëmijët e tyre që të zhvillohen më tepër në këto pasione.