Motrat Mustafa apo siç njihen ndryshe si Bilbilat e Mushtishtit kanë filluar të merren me muzikë qysh në moshë të re, duke qenë të dalluara e të kompletuara në secilin projekt.
Ato janë 8 motra, ku vetëm 6 prej tyre merren me muzikë duke argëtuar publikun me zërin e tyre të ëmbël.
Duke pasur një raport të mrekullueshëm, motrat publikojnë imazhe të shumta me anë të të cilave tregojnë se e shfrytëzojnë çdo moment ta kalojnë së bashku në atmosferë të bukur familjare.
Por, sigurisht që më e ‘llastuara’ e familjes mbetet e motra e vogël Lulja.
Pikërisht sot, është datë e veçantë për to për shkak se ka ditëlindjen Lulja e që nuk munguan urimet e fjalët e përzemërta nga ato duke u kujdesur që ta befasojnë në orët e para.
Se sa bukur e kanë uruar me foto e shkrime të veçanta mund ta shihni në imazhet me poshtë.