Kryetari i “Federatës sindikale së bujqve në Kosovë” ishte i ftuar në studion e emisionit “Sot”, shkruan OnAir.
Gjatë kësaj interviste ai tregoi disa nga fidanët më të kultivuar në Kosovë si edhe mënyrave për përkujdesjen e tyre. Gjithashtu ai tregoi se shumë lloje fidanësh kanë filluar të mbillen vitet e fundit.
Tahiri gjithashtu foli rreth problemeve të perimeve dhe frutave të cilat vijnë nga jashtë. Ai u shpreh se këto produkte fare mirë mund të kultivohen në Kosovë. Gjithashtu sipas tij, ato nuk kanë vlera ushqyese për shkak se janë të kultivuar me pesticide.
Ai tregoi gjithashtu për publikun se bujqit në Kosovë kultivojnë të gjitha llojet e perimeve dhe frutave, por shitja e tyre sërisht mbetet problem. Kjo gjë pasi tregu i brendshëm nuk është i mjaftueshëm. Për këtë arsye ai i bëri thirrje qeverisë që të ndihmojë për temën e eksporteve.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë: