Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili ka bërë të ditur se ka heq dorë nga statusi i veteranit.
Ismaili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se kishte premtuar se edhe nëse vetëm një veteran del i rremë në lista, atëherë do të heqë dorë nga statusi i veteranit.