Fahri Jusufi nga Mitrovica, i cili ishte arrestuar para gjashtë ditësh në Serbi, tashmë është liruar nga qelitë e burgut të Kralevës, pas mungesës së dëshmive se kishte ndonjë vepër kundër tij.
Ekipi i KosovaPress-it ishte sot në vizitë tek familja Jusufi në fshatin Rekë të Mitrovicës, ndërsa vet protagonisti i ngjarjes ka folur për momentin e arrestimit, qëndrimin disa orësh në qytetin e Rashkës, si dhe gjithçka që ka përjetuar gjatë pesë ditëve në burgun e Kralevës.Sipas tij, pas pesë orë qëndrimi dhe marrjes në pyetje në Rashkë, atij iu tha se dyshohet se kishte kryer vrasje gjatë vitit 2012 në qytetin e Kralevës, gjë të cilën e kishte mohuar kategorikisht.
Ai theksoi se të dielën rreth mesnatës e kishin dërguar nga Rashka në burgun e Kralevës, derisa tërë kohën ishte i frikësuar se po i përgatitejë skenar i një vepre të rëndë, të cilën nuk e kishte kryer.