Gjatë kësaj fundjave emri i Besnik Dautaj ka qarkulluar në portale dhe media të ndryshme si një person i kërkuar nga policia për mashtrim dhe vjedhje, shkruan OnAir.
Në një lidhje direkte me emisionin “Direkt” ai tregon se është e pamundur që ai të ketë kryer këto vepra penale për shkak se ai që prej vitit 2009 nuk ka jetuar në Kosovë. Besniku shprehet se kjo është një tentativë për të njëllosur emrin e tij, ndonëse ai nuk e kupton arsyen se përse diçka e tillë ka ndodhur.
Besniku aktualisht jeton në Belgjikë ku edhe ka biznesin e tij në sektorin e ndërtimtarisë.