Asnjë nga banorët e fshatit Baicë nuk e di se kur u krijua për herë të para ujëvara e veçantë e këtij fshati, shkruan OnAir.
Në këtë fshat uji është mjaft i veçantë. Burimi i ujit të nxehtë takohet me atë të ujit të ftohtë për të krijuar një pishinë me ujë që thuhet se ka veti shëruese. Këtë gjë e pohon për “RTV Dukagjini” edhe një nga banorët më të vjetër të fshatit. Ai tregon se si dikush që pi nga ky ujë nuk ka nevojë as të shkojë të vizitohet nga doktori.
Gjithashtu një tjetër veçori e këtij fshati është paqja dhe harmonia që mbizotëron. Banorët tregojnë se që nga koha e luftës në këtë fshat nuk ka pasur asnjë incident.
Një veçanti tjetër e këtij fshati që ndodhet disa km larg Lipianit, janë edhe gërmadhat e disa varrezave të cilat mendohen se datojnë që nga koha e ilirëve.
Për të mësuar më shumë rreth këtij fshati mund të ndiqni videon më poshtë: