Fenomeni braktisjes është diçka nga e cila vuajnë shumë zona rurale, shkruan OnAir.
Kjo gjë vlen fatkeqsisht edhe për fshatin Vidush, i cili ndodhet në Shalën e Bajgorës disa kilometra larg Mitrovicës.
Dëshmi të shumta arkeologjike tregojnë se ky fshat ka qenë i banuar që nga koha e anitikitetit. Kjo gjë bën që të ketë edhe vlera të shumta historike.
Kryetari i fshatit Ramadan Rama tregon se shumica e largimeve ndodhën gjatë kohës së luftës e që prej atëhere nuk janë kthyer më. Një tregues i këtij fenomeni është edhe mungesa e nxënësve në shkollën fillore të fshatit. Kjo shkollë tashmë është jashtë funksionimit.
Pavarësisht kësaj, ky fshat ka vlera të shumta si historike ashtu edhe natyrore. Të gjitha këto mundësojnë kushte të favorshme si për jetesë, ashtu edhe për turizëm.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: