Interneti është një element i pandashëm i ditëve tona e sidomos tani gjatë periudhës së pandemisë, shkruan OnAir.
Përdorimi i internetit është gjithashtu i shoqëruar me rreziqe të shumta. Pikërisht për këto rreziqe aktualisht është duke u zhvilluar një fushatë vetëdijësuese e quajtur “Kujdes në internet!”. Për të ndarë më shumë informacion me publikun, së fundmi në studion e emisionit “Ora 7” ishte i ftuar Mentor Cakolli, menaxher i programit për siguri në UNDP.
Cakolli tregoi se kjo fushatë po zhvillohet në kuadër të programit për luftimin e krimit kibernetik në Kosovë. Ky program gjithashtu ka përkrahje edhe nga amabasada e Mbretërisë Norvegjeze dhe ka filluar që në vitin 2018. Ky program është i drejtuar te institucionet dhe qytetarët e thjeshtë për ti ndihmuar që të mbrohen nga sulmet e ndryshme në internet.
Ai ndau me publikun e emisionit disa nga llojet më të njohura të rreziqeve në internet. Disa prej tyre ishin: mashtrimet financiare, viruset e madje edhe “cyberbullying”.
Cakolli gjithashtu bëri me dije se në fund të muajit do të lansohet një dokumentar në kuadër të kësaj fushate që po zhvillohet aktualisht.
Intervistën e tij të plotë mund ta gjeni në videon më poshtë: