Në rubrikën “Faleminderit” të emisionit “E diela vlen” që transmetohet në kanalin televiziv “ATV” kësaj here ka qenë i ftuar futbollisti i njohur Valon Berisha. Ai aktualisht është mesfushor i kombëtares së Kosovës. Më parë ai gjithashtu ka shijuar një karrierë mjaft të sukseshme në Norvegji, shkruan OnAir.
Valon Berisha ka ndarë me shikuesit disa histori, ndoshta të padëgjuara më parë për publikun. Histori këto që janë të lidhura me fëmijërinë e tij dhe fillimet e rrugëtimit të tij si futbollist. Ai u shpreh se personi kryesor që do të dëshironte të falënderonte për çdo gjë është pikërisht i ati i tij.
Për këto dhe shumë të tjera mund të ndiqni videon në vazhdim: