Pronarët e një pishine në Chongqing të Kinës, befasuan me një garë bizare, ku pjesëmarrësit duhet t’ia rrëzojnë tjetrit shputën e këmbës.
Të kapur për gishtat e mëdhenj, rreth 40 çifte u bënë pjesë e lojës, të cilën dikush e kreu me shumë seriozitet
“Klientët tanë, kanë shumë probleme me ngërçet në këmbë, andaj menduam se lojë do t’ju çlironte muskujt”, kanë thënë zyrtarët e pishinës.
Fituesve të garës, iu është dhënë nga një biletë pishine falas, teksa është thënë se kjo formë efikase e ushtrimeve do të praktikohet dhe në të ardhmen.