Avokati i njohur Tomë Gashi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Direkt” për të diskutuar rreth zhvillimeve më të fundit, shkruan OnAir.
Gashi u shpreh se opozita në përpjekje për të mbuluar faktin që nuk kanë bërë asgjë për sa i përket gjenocidit në Kosovë janë duke akuzuar Albinin për këtë gjë. Ai thotë se Kurti edhe gjatë mandatit të tij të parë ka qenë duke përgatitur padinë kundra Serbisë. Sipas avokatit, gjatë gjithë viteve që partitë e tjera kanë qenë në pushtet, nuk kanë asnjë dokument për të dëshmuar se kanë qenë duke punuar për të ndërtuar dosjen e padisë.
Avokati gjithashtu thotë se në këtë padi kanë edhe ndihmë të fortë nga shtetet të cilat janë pjesë e NATO-s dhe SHBA.