Në një lidhje direkte me emsionin e mëngjesit në “RTV Dukagjini”, Veton Zuka, përfaqësuesi i “Shoqatës së gastronomëve” i ka bërë thirrje qeverisë për rishikim të masave aktuale, shkruan OnAir.
Zuka u shpreh se tashmë kërkesa kryesore e gastronomëve është zgjatja e orëve të punës. Ai shprehet se kjo gjë është për shkak se ende nuk e kanë marë ndihmën e duhur financiare. Gjithashtu sipas tij, bizneset e gastronomisë nuk kanë ndikim në rritjen e numrit të rasteve pozitive me virus.
Ai deklaroi se brenda fillimit të javës shoqata e tyre do të mbajë një mbledhje për të diskutuar veprimet e tyre të mëtejshme. Gjithashtu ai paralajmëroi se në rast se situata vazhdon e tillë, atëherë protesta është e pashmangshme. Sipas tij kjo protestë ka një mbështetje të gjerë jo vetëm nga popullata, por edhe nga OJQ të tjera.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: