Prej dy vitesh këngëtarja e njohur Genta Ismaili është duke jetuar një histori mjaft të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta, shkruan OnAir.
Që në momentin që lidhja e tyre është bërë publike ata nuk janë ndarë në asnjë çast nga njëri-tjetri. Gjithashtu të shumta kanë qenë edhe dedikimet romantike në rrjete sociale. Duket se Usta nuk pret derisa të ketë një rast të veçantë për të bërë diçka të tillë.
Këtë gjë ai e ka bërë sërisht. Nëpërmjet një “insta-story” ai ka postuar një foto të këngëtares teksa e shoqëronte me mbishkrimin:
“Ti je dielli im, yjet e mi, qielli im… Ti je personi i vetëm që dua vërtetë. Nuk kam nevojë për askënd përveç teje! Kam nevojë vetëm për sytë e tu dhe buzëqeshjen tënde e dashur!”