Që prej 35 vitesh, në qytetin e Rahovecit, Kimete Haxhimurati merret me krijimin e rrobave në mënyrë artizanale, shkruan OnAir.
Në dyqanin e saj ajo krijon veshje të cilat kombinojnë tradicionalen me modernen. Duke qenë se çdo gjë bëhet me punime dore, një veshje merr një kohë relativisht të gjatë për tu krijuar. Kimete tregon se për disa veshje ajo punon edhe për 8 muaj rresht.
Gjithashtu nga ky dyqan shumë këngëtare të estradës i marrin veshjet e tyre për spote të ndryshme ose për performanca në ditët e festave kombëtare.
Për më shumë klikoni në videon më poshtë: