Këngëtarja e njohur Fifi gjithmonë ka arritur që skenës muzikore shqiptare t’i dhurojë projekte muzikore të suksesshme e që kthehen edhe në temë diskutimi nëse janë apo jo dedikim për dikë, shkruan OnAir
Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur që sërish të bëhet pjesë e “Këngës Magjike” me projektin muzikor me titull “Marova” dhe ka arritur që të sjell në natën e parë finale një ndër performancat më të veçanta të këtij festivali.
Vitin e kaluar ishte kritikuar që kishte stonuar gjatë performancës e duket që këtë vit pikësynim kishte të mbyllte gojët e liga.
E lumtur pas performancës ajo është ndalur nga stafi i “Këngës Magjike” për të folur për emocionet dhe gjatë kohës që po falenderonte të gjithë ata që e mbështeten këngëtarja e njohur ka treguar padashje se kë mban në ekranin e saj të telefonit.
Ne mendonim që mban dikë të veçantë, por Fifi na ka çuditur sepse kishte fotografinë tipike të Iphone-it të saj.
Duke që Fifi vetëm në tekste bën dedikime të mëdha./OnAir