Të gjithë kemi dëgjuar për raste të nxënësve shqiptarë të cilët dalin me rezultate të shkëlqyera në vendet jashtë, shkruan OnAir.
Një ndër rastet më të veçanta kohëve të fundit është ai i Drian Beqa. Driani doli në vendin e parë në olimpiadën e matematikës që u mbajt për nxënësit e shkollave në Berlin. Në këtë olimpiadë morrën pjesë rreth 450 mijë nxënës.
Në këtë intervistë për “Studio A”, Driani tregon se lajmin e morri vesh së fundmi nga mamaja e tij dhe fillimisht nuk e besonte diçka të tillë. Më pas ai gjithashtu tregon se si funksionoi i gjithë procesi i olimpiadës dhe gjithashtu ndan me publikun faktin që në matematikë ai ishte dalluar që në klasë të parë. I pyetur për të ardhmen, Driani dëshironte të kombinonte pasionet e tij që janë matematika dhe veturat dhe dëshironte të bëhej inxhinier veturash ose arkitekt.
Diçka tjetër që bie në sy tek ai është edhe fakti që gjuhën shqipe e flet pa asnjë problem dhe kjo për faktin se ai vjen shpesh në Kosovë dhe gjithashtu në familjen e tij flitet shqip.
Intervistën e tij të plotë mund ta shihni në videon më poshtë: