Ditën e djeshme u bë publik vendimi për shkarkimin e kryetares së KQZ Valdete Daka, shkruan OnAir.
Ky vendim shkaktoi diskutime të shumta në opinionin publik.
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Direkt” ishte i ftuar ish anëtari i KQZ Betim Gjoshi. Ai u shpreh se ky vendim në baza ligjore është i konstetueshëm. Sipas Gjoshit, kush e ankimon në gjykatën kushtetuese këtë vendim, do të fitojë. Kjo mund të sjellë edhe shkarkimin nga pozicioni i presidentes për Vjosa Osmanin.
Ai gjithashtu thotë se KQZ ka bërë një punë mjaft të mirë në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. Ish anëtari i KQZ shprehet se pikat mbi të cilat është marrë vendimi për shkarkimin e Dakës janë propozuar nga LVV.