Një moment i sikletshëm i ka ndodhur një fansi të futbollit në prezencë të mijëra personave, i cili derisa po festonte titullin e kampionit të botës vendosi t’i propozoj martesë të dashurës, e cila pa u menduar dy herë i tha “jo”.
Por, edhe pse masa po duartrokiste, e dashura e tij shihej duke ua bërë me dije se nuk është pro këtij propozimi.
Megjithatë në fund të video një fans i flaktë i futbollit dëgjohet duke bërtitur në gjuhën frënge “Elle a dit non”, që i bie “ajo tha jo” duke konfirmuar kështu që propozimi për martesë ka dështuar.